reth nesh
Çfarë ju ofron KosovaTrainings?
KosovaTrainings është një platformë inovative që synon të sjellë të gjitha trajnimet që zhvillohen në Kosovë në një faqe të vetme, duke e bërë më të lehtë për trajnimkërkuesit të informohen mbi to.

Organizuesi i Trajnimit
Organizuesi i trajnimit mund të jetë i sektorit publik, privat, ose edhe një individ i vetëm. Në rast se trajnimkërkuesi ka pyetje ose nevojë për informacion shtesë lidhur me çështjet e trajnimit, ata do të drejtohen tek personeli i organizatorit të trajnimeve.
Trajnimkërkuesi
Trajnimkërkuesi do të ketë mundësinë që të gjitha trajnimet e tij, për të cilat është i interesuar, t’i gjejë në një faqe të vetme. Kjo do t’ia lehtësojë procesin e kërkimit dhe informimit duke ofruar një burim të përgjithshëm për të gjitha mundësitë e trajnimeve në një vend.
