Trajnime ne Kosove

Akademia e Data Science dhe Data Analytics

Skadon:
30 Nëntor
Kompania:
Creative Hub Kosovo
Lokacioni:
Rr. Behar Begolli, F&A Inxhiniering, Prishtinë

Cmimi

1499 €

Përshkrimi

Akademia e Data Science & Data Analytics është program trajnues 9 mujor, i cili ka për qëllim që të ndihmojë studentët që të marrin aftësitë në këtë fushë nëpërmjet mësimit të bazuar në praktikë dhe projekte, ligjeratave me profesionistë të fushës, projekteve reale, punëtorive në bashkëpunim me kompani, eventeve për Networking, etj.

Cka do të mësosh?

Përgjatë 9 muajve, ti do kesh mundësi të mësosh:

  • Introduction to Data Science
  • Statistics
  • SQL
  • Power BI
  • Data Integration
  • Big Data
  • Machine Learning
  • Python

Dhe përveç detyrave dhe tasqeve përgjatë ligjeratave, do kesh mundësi të punosh 4 projekte reale me ligjerues mysafir apo në bashkëpunim me kompani të njohura vendore dhe të huaja.

Ato janë:

  1. Data Assignment using SPSS
  2. KPI Retail Dashboard using Business Analytics
  3. Data Science App using Python
  4. House Price Prediction Tool using Machine Learning

Informata shtesë

Në fund të Akademisë, ti do kesh mundësi të marrësh pjesë në programin Hire-Me, i cili ka për qëllim që të të orientojë drejt punësimit.

Në këtë program ti do mësosh:

  •  Si të ndërtosh Brendin tënd Personal.
  • Si të ndërtosh CV
  • Si të ndërtosh portfolion tënd të Data Science
  • Si të opimizosh profilin tënd në LinkedIn dhe t’u biesh në sy rekrutuesëve
  • Si të aplikosh dhe prezentohesh te kompanitë
  • Si të sillesh në intervistat e punës.

Pasi të mësosh këto, ti do takohesh dy herë në javë me një konsultante karriere për të parë se si po shkon procesi i punësimit dhe marrë mbështetje.

Informata rreth trajnimit

Cmimi:

  • Paketa 1499 Euro me certifikatë nga Creative Hub dhe
  • Paketa 1699 Euro me certifikatë të vlerësuar nga Komisioni Europian – Mundësi pagese deri me 15 këste.

Trajnimi përmban gjithësej 150 orë.

Ligjeratat mbahen 2 herë në jave, ditëve të punës, zakonisht nga ora 18:00 deri në 20:00.

Ne ofrojme mënyrën hybride të mësimit, pra edhe mësimin fizikisht në klasa edhe atë online, për personat të cilët nuk mund të na bashkangjjiten në klasë.

Çdo ligjeratë rekordohet dhe ju dergohet studentëve të nesermen në email, pra studenti nuk humbet asnjë ligjeratë.

 

 

Hana Hoxha - creativehubkos
Hana Hoxha
Data Scientist

15 years of experience in market intelligence, mentoring & analytics, product development and marketing.

Alma_Fazliu - creativehubkos
Alma Fazliu
Artificial Intelligence Engineer

Artificial Intelligence Engineer with a degree in Statistics and Data Science. Currently working at Banka Ekonomike.

Loredan_Emini - creativehubkos
Loredan Emini
Data Analyst

A professional with 7+ years of work experience as a data analyst. Currently working at Tive.

Afrim Rexhepi web -creativehubkos
Afrim Rexhepi
Master of Computer Science & Engineering

Master of Computer Science & Engineering with over 15 years of experience. Currently working at Raiffeisen Bank International AG.

Egezon_Baruti - creativehubkos
Egëzon Baruti
Data Scientist

+6 years of teaching experience in Mathematics, Robotics, and coding. Currently working as a Data Scientist at Raiffeisen Bank.