Trajnime ne Kosove

Bëhu SMM - Social Media Manager

Skadon:
hapur
Kompania:
Hallakate
Lokacioni:
Rr. Rexhep Mala, Aktash. Prishtinë

Cmimi

250 €

Përshkrimi

Ekspertizën tonë më së miri e dëshmojmë kur ua përcjellim të tjerëve.
Trajnimet dhe punëtoritë e dizajnuara nga ne, ju ndihmojnë të keni një kuptim teorik dhe praktik mbi prezencën në rrjetet sociale.
Andaj, ligjëruesi i këtij trajnimi Valon Canhasi do të ndajë me ju përvojën 11 vjeçare në trajnimin e menaxherëve të rrjeteve sociale, duke ju dhënë njohurinë dhe teknikat e nevojshme që të përfitoni sa më shumë nga secila platformë sociale.
Trajnimin “Bëhu SMM” deri tani e kanë ndjekë mbi +500 pjesëmarrës!

Cka do të mësosh?

Temat e Trajnimit SMM

  1. Hyrje në rrjete sociale dhe në ekosistem të mediave sociale në Kosovë

    – Si funksionon algoritmi
    – Cila është shprehia e përdoruesve në Kosovë
    – Cila është shprehia sipas gjeneratave në rrjete sociale
    – Cila është platforma e cila përdoret me se shumti sipas audiencave

  2. Si të hulumtoni dhe të definoni target audiencën (Persona)

    – Cila është shprehia e kërkimit ne Google dhe si me përdor Google Trends për me i kuptu trends
    – Si me i definu qëllimet e biznesit dhe qëllimet e kampanjave
    – Cka eshte Meta Audience Insights edhe si ta përdorim per te definuar target audiencën
    – Si me i definu audiencën ne baze te te dhenave demografike, nevojave dhe shprehive

  3. Si të ndërtoni prezencën online në Facebook dhe Instagram si biznes apo organizatë

    – Si të lexoni të dhënat dhe si ti interpretoni ato
    – Si të organizoni kampanjat me Facebook Ads Manager
    – Si të definoni objektivat e kampanjave dhe KPI-s
    – Si të definoni buxhetin e kampanjave
    – Si të definoni procesin e “hinkës” te shitjes (AIDA)
    – Si të menaxhoni shitjet në chat dhe ta undertone “Customer Support” processin

  4. Kuptoni procesin e gjenerimit të ideve kreative

    – Si të krijoni kalendarin e përmbajtjes (template)
    – Si të krijoni COPY sipas objektives (CTA)
    – Si te automatizoni proceset

  5. Si të ndërtoni prezencën online në Instagram
  6. Si të ndërtoni prezencën online në LinkedIn 
  7. Si të ndërtoni prezencën online në X (ex-Twitter)
  8. Këshilla për menaxhimin e rrjeteve sociale

    – Tools për menaxhimin e rrjeteve sociale
    – Tools për organizimin dhe planifikimin e punës
    – Si ta perdorni intelegjencen artificiale
    – Pyetje & përgjigje dhe përmbledhje
    – TEST

Informata shtesë

Pas përfundimit të trajnimit ofrohen 4 orë falas konsulencë nga ekipi i Hallakate.

Social Media Manager - Behu SMM

Informata rreth trajnimit

ORARI:

Trajnimi mbahet 2 herë në javë:

  • E hënë – e mërkurë
    17:00 – 21:00
  • E martë – e enjte
    17:00 – 21:00

Trajnimi zgjat 5 javë.

Valon Canhasi-Digital_Marketing-Hallakate
Valon Canhasi
CEO of Hallakate

Trajner do të jetë Valon Canhasi, i cili përvojën e tij 11 vjeçare do ta ndajë me të pranishmit. Valon Canhasi është themelues i Hallakates.