Instalues Elektrik

Skadon:
1 Prill
Kompania:
Meister Training Center
Lokacioni:
Prishtinë

Cmimi

198 €

Përshkrimi

Për kandidatët e interesuar, MEISTER Training Center në bashkëpunim me kompanitë tjera ofron:

✔ Trajnim profesional sipas sistemit të edukimit dual me plan-program gjerman (trajnim dhe punësim në të njëjtën kohë)

✔Trajnimin profesional nga trajnerët në Qendrën e Trajnimit MEISTER

✔ Instruktor në vendin e punës nga punëdhënësi

✔ Laboratorë profesional për praktikë dhe teori

✔ Certifikim me diplomë kombëtare me njohje ndërkombëtare nga MASHT / AKK

✔ Punë praktike

✔ Certifikatë gjermane të kualifikimit

Cka do të mësosh?

Në trajnimin si Instalues Elektrik  do të mësoni:

Mod.1- Bazat e profesionit të instaluesit elektrik

Mod.2- Planifikimi dhe llogaritja ekonomike për kryerjen e punimeve në instalime elektrike

Mod.3- Instalimi i kabllove/ përçuesve elektrik

Mod.4- Instalimi i qarqeve elektrike dhe paisjeve të komandimit nga distanca

Mod.5- Montimi, demontimi dhe instalimi i tabelave e ormanëve kryesorë shpërndarës

Mod.6- Finalizimi dhe testimi i instalimit elektrik

Mod.7- Mbrojtja e instalimit elektrik, personave në punë dhe ambientit

 

Ligjëruesit:

  1. Fevzi Osmani

 

Informata shtesë

Programi trajnimit për Instalues Elektrik është i akredituar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), respektivisht Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK).

Diploma e kualifikimit e fituar në MEISTER Training Center njihet edhe ndërkombëtarisht.

Kandidatët, sipas kërkesës, mund të pajisen edhe me diplomë gjermane të lëshuar nga AHK (Außenhandelskamme).

Instalues elektrik - Meister Training Center MCT

Informata rreth trajnimit

Trajnimi funksionon sipas sistemit Dual- Gjerman dhe si i tillë ka një kohëzgjatje prej 9 muajsh.

Trajnimi mbahet ditën e shtunë nga ora 09:00 deri në ora 15:00.

Qmimi: 198€ në muaj